“Më dhemb kaq shumë, qajta si një fëmijë”, çfarë ndodhi me Ronela Hajatin?

Ronela Hajati ka pësuar një incident me këmbën e saj, duke dëmtuar kyçin. Për fat të mirë në ato momente pranë këngëtares është gjendur mamaja e saj duke i dhënë ndihmën e parë në shtëpi.Menjëherë ajo ja ka fashuar këmbën me metodën e famshme “popullore” me qepë dhe kripë.

Teksa ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj, Ronela është shprehur se ka qarë si fëmijë nga dhimbjet dhe uron të mos përfundojë në spital për shkak të angazhimeve që e presin.

“Më dhemb shumë kyçi. Kam qarë si një fëmijë. Mami ndërhyri me forca speciale me qepë dhe kripë. Uroj mos të bëhëm për doktor se kam aq shumë prova baleti që nis këtë javë. Nejse, se mua po nuk më doli nuk hundët kur kam ndonjë projekt, s’më ecën”, ka shkruar artistja.

“Më dhemb kaq shumë, qajta si një fëmijë”,

Ne i urojmë shërim të shpejtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *