Daut Haradinaj e ka komentuar kërkim faljen e ministrit, Hekuran Murati për postimet anti-UÇK që i ka bërë vite më parë.
Haradinaj tha se kërkim falja nuk mjafton. Sipas tij, Murati është dashur t’i numëroj dëshmorët dhe martirët e kombit tonë e jo humbjet e serbëve, shkruan Neutral.al.
Ministri Murati në postimet që kishte bërë kishte thënë se Serbia kishte humbur 300 ushtarë dhe kishte pyetur se “me kë luftuan këta 47 mijë veteranë”.
Dy ditë pasi iu publikuan këto pastime, Murati vendosi të kërkoj falje ndaj veteranëve dhe familjet e dëshmorëve.
Haradinaj në postimin e tij shtoi kundër Muratit: “Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe”.
Postimi i plotë i Daut Haradinajt:
Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.
Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!