I riu që vdiq tragjikisht në Prizren ishte këngëtar, shoku i tij dyshohet se shkaktoi aksidentin

Sot u raportua për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes, te ura në Tranzitin e Vjetër në Prizren, ku një i ri dyshohet se humbi jetën teksa ishte në veturë bashkë me një mik. Ky i fundit që ishte shofer, dyshohet se e humbi kontrollin mbi veturë dhe fatkeqësisht shoku i tij nuk arriti të mbijetojë. 

Sinjali ka bërë të ditur se i riu që vdiq është Arlind Kelmendi, i cili ishte bllokuar në veturë dhe u nxor nga vetura me ndihmën e Zjarrfikësve. 

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet tjera. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *