U aksidentua me veturë bashkë me shokun e tij, ky është i riu nga Prizreni që humbi jetën

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes, te ura në Trazitin e Vjetër në Prizren, ku një i ri dyshohet se humbi jetën teksa ishte në veturë bashkë me një mik. Ky i fundit që ishte shofer, dyshohet se e humbi kontrollin mbi veturë dhe fatkeqësisht shoku i tij nuk arriti të mbijetojë.  

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se i riu që vdiq është Arlind Kelmendi, i cili ishte bllokuar në veturë dhe u nxor nga vetura me ndihmën e Zjarrfikësve.  

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet tjera. 

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se aksidenti u shkaktua pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturë dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *