Bedri Elezi, eksperti i sigurisë, ka shkruar sot se Lëvizja Vetëvendosje e ka Shërbimin e vet Inteligjent.
Madje ai pretendon se kush mund ta udhëheqë atë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, nuk është i pavarur në veprimet e tij, ngase ç’do aktivitetet i tij, duhet të miratohet nga inteligjenca e VV-së. Ky fakt sigurisht se nuk do të i pëlqente institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, sidomos referuar profilit të shefit të VV-së, Dejona Mihali”, ka shkruar Elezi.
Ky reagim i tij ka ardhur pas “degradimit të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës”, siç ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Degradimi i marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës, ndërsa në anën tjetër gradimi i marrëdhënieve të Serbisë dhe SHBA-ve, dështim serioz i inteligjencës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar publikisht se vetëm pasi ishte takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, ishte informuar për situatën reale të sigurisë për veriun Mitrovicës.
Ky deklarim është goditje serioze sa i përket performancës së intelegjecës së Kosovës, dhe poashtu është i mjaftuëshem për të konstatuar se institucionet e republikës së Kosovës nuk kanë trasim të duhur të ushtrimit të partneritetit, dhe krejt kjo si rezultat i mungesës së informacione të nevojshme për aktivitetet e tyre me partner ndërkombëtar.
Sa i përket marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe inteligjencës mes SHBA-ve dhe Republikës së, rol të rëndësishëm luan ndikimi tek institucionet e pavarura të sigurisë në Republikës së Kosovës nga strukturat inteligjencës së VV, të cilat udhëhiqen nga Dejona Mihali.
Kryeministri i republikës së Kosovës Albin Kurti nuk është i pavarur në veprimet e tij, ngase ç’do aktivitetet i tij, duhet të miratohet nga inteligjenca e VV-së. Ky fakt sigurisht se nuk do të i pëlqente institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, sidomos referuar profilit të shefit të VV-së, Dejona Mihali.