Kim Kardashian nuk është më vetëm ylli i reality show me në qendër familjen e saj, biznesmene, influencere dhe avokate( po është vërtetë), por tani mund ta quajmë edhe lektore. Po, nga ato që japin leksione në Universitet.
Së fundmi Kim K u ftua për të dhënë një orë leksioni në universitetin prestigjioz Harvard, teksa studentët u befasuan jo pak kur Kardashian dhe bashkëthemeluesi i SKIMS Jens Grede, u shfaqën në Shkollën e Biznesit, për të folur pikërisht për kompaninë e tyre miliarda dollarëshe.
Sigurisht që Kim e mori shumë seriozisht detyrën dhe u shfaq me një veshje që i përshtatet një universiteti elitar, ndërsa foli për SKIMS, një markë siç e dini që është e orientuar drejt veshjeve të brendshme. Për ju që mund të habiteni, duhet të kuptoni faktin që biznesi i Kim, jo vetëm që e ka bërë yllin e rrjeteve sociale miliardere, por në marsin e 2022, SKIMS u përfshi në listën e TIME si një prej 100 kompanive më me ndikim të vitit.
Kim Kardashian pedagoge? Pse jo…