Ata konsiderohen si ushtria private e Vlladimir Putinit. Në luftën në Ukrainë ata kanë detyra të veçanta. Dyshohet se qëllimi i tyre kryesor është likuidimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrit Denis Shmigalj dhe vëllezërve Vlladimir dhe Vitaliy Klitschko.
Grupi Wagner, të cilit organizatat ndërkombëtare i atribuojnë krimet më të rënda gjatë pushtimit të Ukrainës, u shfaq për herë të parë në vitin 2014 kur mbështeti lëvizjet separatiste të popullsisë ruse nga lindja e vendit në Donetsk dhe Luhansk. Të dhënat e fundit thonë se po rekrutojnë anëtarë edhe në rajon. Vlerësimet janë se 20 mijë pjesëtarë të kësaj paraushtarake po luftojnë në Ukrainë.
Roli i Ballkanit dhe nëpër botës
Gjatë vizitës së fundit në Beograd, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Scholl, tha se “Wagner” ka aktivitete për rekrutimin e ushtarëve në Serbi.
“Ne kemi parë që grupi Wagner dëshiron të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetkë, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të pranohet”, tha Scholle pas takimit javën e kaluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Emri i grupit “Wagner” u përmend edhe gjatë barrikadave të fundit në veri të Kosovës. Autoritet e Kosovës, përfshirë presidentin dhe kryeministrin deklaruan se elemente të mercenarëve ruse janë prezent në veri të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani e akuzoi homologun serb Aleksandër Vuçiq se bashkëpunon me njësi paralimitare, terroriste siç është Wagneri për ta destabilizuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Për prezencën e Wagnerit në veri të Kosovës, presidentja Osmani në fillim të vitit deklaroi se nuk mund të hyjë në detaje për informata të klasifikuara.
Nga ana tjetër, presidenti Serb, Aleksandër Vuçiq, ditë më parë theksoi se është gënjeshtër se në barrikadat në veri të Kosovës ka pasur pjesëtar të Wagnerit.
Grupi rus “Wagner” njoftoi në dhjetor se kishte hapur një qendër kulturore në Beograd. Sipas njoftimit, Qendra “Orly” po punon për të përballur liberalët rusë të ikur nga Serbia dhe që po punojnë kundër Moskës.
Anëtarët e Wagnerit ishin gjithashtu aktivë në aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë. Më parë, ata ishin përfshirë edhe në konfliktet ushtarake në Siri, Mozambik dhe Sudan. Në vitin 2020, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kritikoi mercenarët e Wagnerit që luftonin në Libi në mbështetje të Khalifa Haftar, një udhëheqës ushtarak që ka luftuar kundër qeverisë legjitime libiane dhe ka minuar përpjekjet për paqe dhe unitet në Libi.
Plaçkitje dhe vrasje masive në raportet e OKB-së
Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, anëtarët e “Wagnerit” qëlluan civilë, kryen vrasje masive dhe kryen grabitje. Arsyeja e pranisë së “Wagnerit” në Ukrainë, sipas shumëkujt, është nevoja e ushtrisë ruse për mercenarë me përvojë, por edhe për të shërbyer si mish për top në vend që të ketë humbje edhe më të mëdha në ushtrinë zyrtare të Rusisë.
Prigozhin, Utkin dhe emri Wagner?
“Wagner” formalisht nuk ekzistojnë në letër sepse, siç shkruan BBC-ja, ushtritë private në Rusi janë të paligjshme. Yevgeny Prigozhin, i cili është i afërt me Vlladimir Putinin, konsiderohet një njeri që luajti një rol kyç në formimin e grupit. Ai e mohoi atë deri në shtatorin e kaluar. Më pas ai pranoi se themeloi formacionin ushtarak privat rus ëagner në 2014. Prigozhin quhej “kuzhinieri i Putinit” sepse ai ka një biznes katering dhe organizonte festime të ndryshme për presidentin rus.
Dimitriy Utkin gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në formimin e Wagnerit. Ai dikur konsiderohej si lider i grupit, dhe për të sipas shkrimeve të “New York Times” dhe emrit të Wagnerit.
Sipas këtij informacioni, drejtuesi i formacionit vendosi për emrin e kompozitorit “Wagner”, i cili ishte i preferuari i Hitlerit. Pavarësisht se Vlladimir Putin e mohon lidhjen me “Wagnerin”, sërish ka foto më të zakonshme të Utkinit dhe presidentit rus. Utkin është një veteran i luftës në Çeçeni dhe një anëtar i shërbimit inteligjent rus.