Debati për përplasjen mes Andit dhe Xhulit ka marrë reagime të mëdha nga moderatorët, opinionistët dhe banorët e shtëpisë së Big Brother Vip në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Një shuplakë e dhënë nga Xhuli për Andin gjatë kohës që po bënin listën për ushqim, u kritikua si veprim jo i duhur.
Për këtë ka reaguar edhe ish banorja e shtëpisë, Ana Kabashi, e cila tha se fillimisht Stresi ka qenë ai i cili e ka goditur me shuplakë në prapanicë Xhulin dhe ajo nuk ka reaguar as s’e ka marrë me të keq.
Stresi për këtë dha një përgjigje tejet të ulët duke thënë se ‘Xhulit s’i ka pengu shuplaka në prapanicë se asaj i pëlqen ashtu’.
Kjo deklaratë ka bërë që Alaudini ta mbyll menjëherë lidhjen me shtëpinë.