Kosova dhe Sërbia janë nën presionin e ndërkombëtarëve për një marrëveshje finale në mes tyre, pas shumë konflikteve luftarake, politike. Si duket tanimë janë në derën e fundit për një zgjidhje që do të mbetet e përhershme.
Kosova dhe Serbia tejkaluan një konflikt që u përballën në veri të Kosovës, pas arrestimit të një zyrtari policor serb nga ana e Kosovës, disa persona të maskuar vendosen barikada në pika kufitare në veri të vendit.
Gjithcka u arrit me pothuajse një marrëveshje nga lirimi në paraburgim të policit serb, ku pas lirimit të tij barikadat dalë ngadal u larguan.
Por, sa janë të gatshme këto dy vende për këtë “marrëveshje finale”?
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit të djeshëm me palët, tha se është i kënaqur me bisedimet në Beograd dhe Prishtinë.
“Ne do të donim një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do ta kishim nesër, do ta pranonim nesër. Nëse duhen dy vjet, atëherë dy vjet. Por ne duhet të lëvizim shpejt, sepse çdo konfrontim që shohim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithnjë e më i rrezikshëm. E fundit, mosmarrëveshja për barrikadat mund të ketë qenë e dhunshme dhe prandaj duhet të punojmë urgjentisht për të. Ajo që dua të shoh në fund të procesit është përkushtimi i Bashkimit Evropian për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian në një periudhë të arsyeshme. Me të arsyeshme, nuk nënkuptoj njëzet vjet, dua të them shumë më herët”, tha Escobar.
Ai dje pati takime me Kurtin poashtu edhe me Vuciq. Por, cfarë vlenë të theksohet në gjithë këto dialoge është pikërisht Asosacioni i Komunave Serbe.
Çka është Asosacioni i Komunave Serbe?
Asociacioni i komunave të Kosovës funksionon në Kosovë si organizatë joprofitabile e themeluar për t’i përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të anëtarëve të saj, gjegjësisht komunave të Kosovës. Pjesë e këtij Asociacioni janë 34 komuna të Kosovës. Kuvendi ka 126 anëtarë dhe përbëhet nga të gjithë kryetarët e komunave dhe nga një këshilltar i zgjedhur për secilin nga dhjetë këshilltarët komunalë dhe përfaqësues nga komunitetet jo-shumicë në kuvendet e komunave. Misioni i këtij Asociacionit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunat dhe përmes tyre të arrihet një performancë e kualitetit të lartë në shërbimin e nevojave për anëtarët e saj.
Qëndrimi i Kosovës: Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë.
Qëndrimi i Sërbisë: Autoritetet e Beogradit, megjithatë kanë insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë dhe që kjo çështje të jetë temë për negocim në kuadër të dialogut aktual në Bruksel, gjë të cilën e kanë refuzuar autoritetet e Prishtinës zyrtare.
Dhe pikërisht për këtë temë, dje foli i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili për Zërin e Amerikës dha një vulë të madhe sa i përket Asosacionit ku poashtu përmendi edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Escobar: Do të fillojmë bisedimet për Asociacionin këtë muaj, Kurti nuk mund ta shmang këtë detyrim, këtë deklaratë ai e dha menjëher pas takimit me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Këto deklarata të Escobar, sa do ti pajtohen Vuçiq dhe Kurti mbetet të shihet.
Konflikt-dialogu në mes Vuçiq dhe Kurti e kemi parë shumë herë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në disa intervista e ka quajtur presidentin serb si “Putini i vogël”. Gjithashtu edhe Vuçiq u deklarua për Kurtin se ai dëshiron të bëhet “Zelensky i ri”.
Pas takimeve të dy palëve me Escobar dhe emisarët ndërkombëtar, Mirosllav Lajçak shumë shpejtë do të thërras të dy palët për marrëveshjen e shumëpritur../GazetaNeutral