Juventusi është tronditur nga vendimi i Komisionit të Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit.
Bardhezinjtë janë dënuar me -15 pikë pasi hetimet zbuluan mashtrimet financiare të kryera për të fryrë artificialisht të ardhurat në pasqyrat financiare.
Me këtë dënim juventinët kanë zbritur në vendin e 10-të të Seria A dhe kanë vetëm 22 pikë.
Gjykata e futbollit vendosi gjithashtu që ish-kryetarit të Juventusit, Andrea Agnelli t’i ndalohet të mbajë poste në futbollin italian për 24 muaj. Një ndalim prej 30 muajsh për ish-drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, tani drejtor menaxhues i futbollit në klubin e Premierligës Tottenham.
Drejtori ekzekutiv i klubit, Maurizio Arrivabene, gjithashtu është dënuar me dy vite pezullim, ndërsa ish-nënkryetari Pavel Nedved është pezulluar me tetë muaj.