Sali Berisha, ish Presidenti e ish Kyryeministri i Shqipërisë, rivali kryesor edhe sot i Kryeministrit aktual Edi Rama, ka akuzuar këtë të fundit, duke thënë se kur Vuçiq po përballet me pyetjet e vështira, se a është Putini një kriminel lufte, e kur instancat botërore po e sfidojnë atë, sipas Berishës është pikërisht Rama që po e mbron.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe, mbrojtjen që Edi Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. Parlamenti Evropian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet e padronit të Edi Ramës ndaj sanksioneve ruse.
Natyrisht, dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në çdo panel dhe sallë në Davos: A është Putini një kriminel lufte dhe pse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE? Vuçiqi faktoi se është një Putin i vogël. Pavarësisht nga barbaritë që ka kryer në Ukrainë, ai refuzoi të pranojë se Putini ka kryer krime lufte dhe është kriminel.
Sikundër justifikoi veten për sanksionet. Por më e turpshme është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij”, ka theksuar Berisha.
Tutje Berisha ka folur edhe për siç e ka quajtur ai kritikat ndaj Merkel e disa politikanëve, kur vendosën të furnizoheshin me gaz rus.
Berisha ka thënë se për bindjet e tij, nuk ka të bëjë thjeshtë me gaz të pistë, dhe teori si këto, por çështja është më e komplikuar për faktin se aty futet edhe tregu në lojë e shumë gjëra të tjera.
“Ka shumë kritika ndaj Angela Merkel dhe politikanëve të verbër që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë tani. Mënyra si e kuptoj unë botën është që nuk po e zëvendësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë. Janë shumë gjëra kështu që nuk do nxitoja në dhënien e gjykimeve” – deklaroi Berisha.