Dani Alves e pëson, arrestohet nga policia spanjolle

Ylli brazilian Dani Alves është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi u akuzua për sulm seksuar ndaj një femre në një klub nate në Barcelonë.

Policët spanjollë ndaluan futbollistin pasi ai u mor në pyetje pas ankesës zyrtare të gruas. Ish-lojtari i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë një deklaratë.

Futbollisti pranoi se kishte qenë në klubin e natës në fund të muajit të kaluar kur ndodhi krimi i dyshuar si sulm seksuar. Dani Alver refuzoi ta ketë bërë diçka të tillë në një intervsitë televizive spanjolle pasi një gjykatë konfirmoi se kishte hapur një hetim zyrtar.

Raportet thanë gjithashtu se ai do të arrestohej dhe do të merrej shenja gishtash si pjesë e një procedure rutinë përpara se të merrej në pyetje dhe të dërgohej në gjykatë për të hetuar sulmin e dyshuar seksual për një pyetësor të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *