Presidenti kroat për Vuçiqin: Më në fund e kuptoi se e ka humbur Kosovën

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, tha se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, e ka kuptuar që Rusia përdor çështjen e pavarësisë së Kosovës si pretekst për veprimet e saj agresive, fillimisht në Krime, e pastaj në tërë Ukrainën.

“Rusët vetëm e përdorën Kosovën si pretekst për pushtimin e Donbasit, por kjo, për mendimin tim, e lë Serbinë pa Kosovën”, tha Milanoviç, ndërsa përshëndeti faktin që Vuçiç në një intervistë të fundit për Bloomberg, në njëfarë mënyre u distancua nga Rusia.

Ai theksoi se Vuçiq e ka kuptuar pikërisht këtë gjë dhe ka filluar të distancohet nga qëndrimet e Kremlimit dhe politikave ilegale që ajo udhëheq.

“Vuçiç është një lojtar dhe një mjeshtër i llojit të tij dhe ai ‘e kuptoi’ se Rusia do ta njihte Kosovën dhe hej, këtu është Plenkoviç”, shtoi presidenti kroat, transmeton televizioni publik kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *