Malisheva nuk është përfshirë nga vërshimet

Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike, janë përmbytur e vërshuar shumë komuna të Kosovës.

Komuna e Malishevës ka dalur me një njoftim për të treguar se si është situata atje.

Me anë të një njoftimi në Facebook, në faqen zyrtare thuhet se aktualisht situata është e qetë dhe stabile, pasi nuk janë regjistruar vërshime dhe as dëme.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në mëngjesin e sotshëm, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipet të saj, ka qenë dhe është në terren në monitorim të situatës. Sipas drejtorit i kësaj drejtorie, Shqipron Shala, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në qytet, ka prani të ujit në rrugë, por rruga është e kalueshme”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje, thuhet se ekipet e shpëtimit nga njësia në Malishevë kanë intervenuar në komunat tjera, sipas kërkesës nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, përkatësisht kanë ndihmuar Komunën e Skënderajt.

Po ashtu investimet dhe intervenimet konkrete për shkarkimin e ujërave atmosferik në rrugën “Ibrahim Mazreku”, pastrimi nga mbeturinat i gypave shkarkues dhe pastrimi në disa pjesë në lumin Mirusha, kanë ndikuar në evitimin e vërshimeve”, përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *