Sikur mos i mjaftonin gjithë debatat dhe “dramat” që ka krijuar me banorët brenda shtëpisë së “Big Brother”, Luiz Ejlli u zgjua sot dhe vendosi që të bënte ironi me personazhet e edicionit të vitit të shkuar të reality show-t, duke bërë kundra vetes më shumë njerëz. Kështu, në një diskutim me Bjordin për “femrën e tij ideale”, ai pêrdori ironinë për cilësitë e personazheve mê të njohur nga “BBV1” duke thënë:
“(Vajzên e dua) Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtë si Arjola.”
Kaq ka mjaftuar që Beatrix të reagonte në Instagram-in e saj, fillimisht duke rikujtuar publikun se e kishte mbështetur Luizin ndaj bullizmit që ju ushtrua në program:
Më pas ka postuar pjesën kur Luizi flet për të, duke e falenderuar me të njejtën monedhë, duke shkruar:
Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.”
Reagimin e Trixës e ma mbështetur edhe Einxhel Shkira, e cila i ka bërë edhe më parë të qarta “ndjenjat” e saj për Ejllin, ndërsa këtë herë në Twitter shkruan: