Po shkëlqen me Belupon, sulmuesi shqiptar mes më të mirëve në Kroaci

Arbër Hoxha po zhvillon një sezon shumë të mirë në Kroaci. Sulmuesi i majtë dardan, u transferua te Slaven Belupo në shkurtin e vitit të kaluar.

Këtë sezon numëron 6 gola dhe një asist në kampionatin kroat dhe falë performancave pozitive është përzgjedhur në formacionin më të mirë të fazës së parë.

24-vjeçari, i cili numëron 3 ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen e Kosovës, është një nga dy lojtarët e huaj bashkë me nigerianin Chidozie Awaziem (Hajduk) në formacionin më të mirë të fazës së parë në HNL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *