Komuna e Mitrovicës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve. Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar probleme në shumë komuna, duke përfshirë edhe Mitrovicën, raporton Gazeta Sinjali.
Lumi Lushta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në disa banesa të qytetit dhe duke shkaktuar bllokim të rrugëve.
Situata është përkeqësuar edhe në Skenderaj, Drenas, Pejë, Klinë e Podujevë.
Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj, kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndërsa nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, ka shtuar tutje IHK-ja duke shtuar se këto përmbytje mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.
Instituti ka paralajmëruar vërshime edhe gjatë ditëve në vijim me reshjet që po vazhdojnë