Eman Rrahmani del kundër Armend Mujës për Trustin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka dalë kundër qëndrimit të Armend Mujës, i cili tha se në “emër të grupit parlamentar janë kundër tërheqjes së mjeteve”.

Rrahmani ka dhënë shenja pozitive se edhe mund të votojë trustin. 

“Distancohem nga qëndrimi i z.Muja…”, ka thënë Rrrahmani përcjell Neutral.

“Tek tërheqja e mjeteve unë mendoj që mund të propozohet në dy raste njëra kur kuntributdhënësi ka nevojë për trajtim shëndetësorë…”

“Sot kjo iniciativë mendoj që është ma ndyrshe por prapë nuk është e duhura. Mendoj se mundemi me gjetë një zgjidhje që nuk dëmtohet as kontributdhënësi. Kemi shumë praktikë prej vendeve tjera, ku besoj se nëse diskutojmë bashkërsisht mundemi me gjetë një zgjidhje. Më mirë është vetëm për raste shëndetësore të tërhiqen mjetet nga kursimet pensionale”, u shpreh ai shkruan Neutral. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *