Njëri nga banorët më të preferuar nga publiku, Gjon Karrica një ditë më parë ka pësuar një lloj sulmi epileptik.
Menjëherë ai është dërguar në emergjencë. Pas disa orë qëndrimi aty, Karrica është dërguar në intensive, ku ka qenë i intubuar për disa orë.
Indeksonline sot ka biseduar më një nga mjekët në intensivë, i cili ka thënë se për momentin gjendja e tij është e mirë, dhe se janë në pritje të disa rezultateve të analizave.
“Aparata e as diçka tjetër nuk ka veç se një maskë të oksigjenit, është në pritje të rezultateve të analizave. Sot nëse i dalin mirë e transferojnë në ndonjë repart, e heqin prej intesive”, ka thënë një burim i sigurt brenda QKUK-së.