Vdes tragjikisht në Itali 18-vjeçarja shqiptare

Një aksident tragjik ka ndodhur së fundmi dhe viktimë është një 18-vjeçare shqiptare. Mediat italiane bëjnë me dije se Bianca Papushallaj, një vajzë 18-vjeçare me origjinë shqiptare me banim në Castelmassa në provincën e Rovigos, humbi jetën në Torretta di Legnago (Verona) në një aksident automobilistik, ndërsa shoqja e saj bashkëmoshatare që drejtonte makinën u dërgua në spital në shumë gjendje të rënda. Aksidenti raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 dhe dy vajzat po udhëtonin me një mjet tip “Peugeot 208” kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Përplasja e tyre ka qenë aq e fortë saqë është ndjerë edhe nga banorët e zonës të cilët pasi kuptuan se çfarë kishte ndodhur telefonuan menjëherë policinë. Në vendngjarje shkuan edhe forcat zjarrfikëse të repartit Legnago dhe ambulancat por fatkeqësisht Bianca shqiptare u deklarua e vdekur në vendngjarje. Mikesha që ishte me të u dërgua me urgjencë në spitalin Polo Confortini, në gjendje shumë të rëndë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi daljen fatale nga rruga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *