Të martën që lamë pas, pasi akrepat e orës shënuan 00:00, Kiara Tito priti ditëlindjen e saj me banorët e Big Brother Albania. Për shkak të këtij rasti dhe pas postimeve të njëpasnjëshme të Butinit Imerit në rrjetet e tij sociale, të gjithë ishin të bindur se artisti do të surprizonte Kiarën brenda shtëpisë.
Por në fakt nuk ndodhi kështu! Ishte Luizi ai që kendoi dhe surprizoi moderatoren.
Pas gjithë kësaj të gjithë kemi pasur vetëm një pyetje: A do të shkonte vërtetë Butrinti në shtëpinë e BBV apo të gjitha ishin asgjë më shumë se aludime?
Të martën e kaluar Butrinti ka qenë në një nga hotelet e Tiranës dhe sipas “Kryefjala”, artisti do të futej brenda shtëpisë së BBV për të performuar. Por në moment të fundit dikush i ka ndryshuar mendjen, duke e bërë të heqë dorë nga ky plan.
Mos ndoshta “personi” që ka ndikuar te këngëtari është vetë publiku?
Në postimin e fundit të Butrintit në Instagramin e tij, komentet kundër tij, duke i kërkuar të mos futej në BBV kanë qenë të shumta. Madje ka pasur edhe nga ata që kanë arritur në kërcënime nëse ai do t’i prishte punë Luizit. Mesa duket publiku e ka të qartë se më kë do ta shohë Kiarën!