Aktorja Olta Gixhari është një nga të nominuarat e kësaj jave në Big Brother Vip Albania. Ajo, Luizi, Efi, Kristi ose Ronaldo të shtunën mbrëma do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Bisedat se kush do të dalë spektaklin e ardhshëm janë të paevitueshme midis banorëve, ndonjëherë duke përfunduar edhe në ngacmime apo debate.
Së fundmi ka qenë Ronaldo, ai i cili teksa qëndronte me Oltën, e pyeti këtë të fundit nëse i ka bërë gati valixhet. Duke nënkuptuar kështu që do të jetë ajo e eliminuara e rradhës.
Plot besim aktorja është shprehur se nuk ka nevojë, pasi një “Prima Dona” siç e quajti Arbër Hajdari, nuk do të dalë nga “BBV”. Pas kësaj Ronaldo është shprehur se ajo është falco dhe uron që publiku ta kuptojë sa më parë këtë gjë.