Tmerruese: Cak i qenve ishte një fëmije 7-vjeçar në Ferizaj, por arrin të shpëtoj

Sulmet e qenve endacakë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera janë në rritje. Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq nga këto sulme, e në shumë raste viktima kanë qenë edhe fëmijët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Ferizaj, raporton Gazeta Neutral.

Një fëmijë, i moshës 7-vjeçare i ka shpëtuar më të keqes, pasi derisa po ecte në rrugë, iu janë vërsulur disa qenë endacakë, por fatmirësisht një person i moshës madhore i doli në ndihmë.

Nëna e fëmijës tha për Gazeta Sinjalin se i biri ishte duke u kthyer nga shkolla kur u përballë me qentë, situatë kjo që siç thotë ajo e ka rënduar shumë 7-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *