Banorët e Big Brother VIP Kosova, Andi dhe Xhuli, tashmë njihen për raportin e tyre të ftohur me njëri-tjetrin.
“Kunjat” pikantë në ajër janë një strategji bisedimi që dyshja e përdorin goxha shumë karshi njëri-tjetrit dhe njëjtë ndodhi dhe sot.
Andi është shprehur i befasuar rreth miqësisë mes Xhulit dhe Fisit, ndërsa ka thënë se ajo nuk ka nevojë ta theksojë se “e do atë si vëlla”.
Ndërkohë, nuk ka munguar as një përgjigje nga Xhuli, e cila duke folur për këtë, ka thënë se dallon nga Andi “sepse nuk merr pjesë në programe televizive, për të krijuar lidhje.
“Si vëlla, sepse nuk e shoh Fisin ndryshe. Shoku mund të jetë më shumë. Unë këtu kam ardhur për lojë dhe jo me gjet ‘frajer’, e jo si ti që të shkon mundesh me zënë diçka. Je mësuar ti me flirta nëpër programe të ndryshme”, i ka thënë Xhuli – Andit, pos tjerash.