Ambasadori i Kosovës e ka shkruar një status të gjatë në Facebook, ku ka provuar që t’ju jep përgjigje akuzave që i qëndrojnë mbi kokë. Në vend të kësaj, ai vetëm e ka mjegulluar edhe më tepër situatën.
Në asnjërin prej rreshtave të këtij postimi, z. Berishaj nuk është marrë specifikisht me akuzat për tërheqje të parave në formën cash, për të cilën gjë kishin raportuar vazhdimisht mediat në Slloveni.
Ndërkohë, që ka deklarua se ka komunikuar me Agjencinë Kundër Korrupsionit në muajin korrik të vitit 2022. Por, në muajin gusht, kjo agjenci kishte bërë kallëzim penal ndaj tij. Ky kallëzim penal ishte bërë për mosdeklarim të pasurisë.
Ndërkohë që z. Berishaj u konfirmua para disa ditëve se Policia e Kosovës i kishte ngritur kallëzim penal për shmangie nga tatimi.
“MB consulting d.o.o. si person juridik ka pranuar të hyra në periudhën 2017-2020, dhe të gjitha transaksionet janë bërë në mënyrë transparente përmes llogarisë bankare, dhe janë paguar të gjitha tatimet sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje me pretendimet e ngritura, Prokuroria atje ka zhvilluar hetimet, dhe ka mbyllur rastin sepse nuk ka gjetur asgjë nga pretendimet. Prandaj, akuza se jam nën hetime në Mal të Zi është e pavërtetë, sepse kjo është një çështje e mbyllur tashmë.” – pretendon në mënyrë të mjegullt ambasadori Berisha.
“Dhe për fund, akuza e insinuata se gjoja kompania GEN-I qenka ndërmarrje serbe, është tërësisht e pavërtetë gjithashtu. Ndërmarrja GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o. Krško, Slloveni, është kompani me të cilën kam pasur marrëdhënie kontraktuale si këshilltar në kohën kur nuk isha as shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo kompani është kompani sllovene e cila për themelues ka kompaninë GEN ENERGIJA d.o.o. e cila është në pronësi të plotë të Republikës së Sllovenisë, dhe ka filiale nëpër shumë shtete në rajon, ngjashëm sikurse ka ta zëmë edhe NLB Banka, e cila përveç filalave në Slloveni, ka degë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd, etj”.
Sipas tij, pretendimi se GEN-I është kompani serbe, është gënjeshtër e pastër, që për qëllim ka mjegullimin e opinionit publik, dhe krijimin e situatave të paqena, me synimin e vetëm, sulmin dhe denigrimin e karakterit tim.