Zbulimi i sezonit në Itali, kampionët e Anglisë pas yllit gjeorgjian

Napoli duket se nuk do ta shijojë për shumë kohë talentin e Khvicha Kvaratskhelia. Talenti gjeorgjian që po mahnit Italinë është në fokusin e kampionëve në fuqi të Anglisë, Manchester City.

“The Citizens” janë bindur për 21-vjeçarin jo vetëm nga paraqitjet e tij në Serie A, por më së shumti nga ndeshjet e zhvilluara në Champions League teksa ndihmoi të kaltrit për të marrë vendin e parë në grup duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste.

Kështu, duke njohur mirë vlerat e sulmuesit anësor, Napoli nuk do ta lëshonte kurrë pa përfituar të paktën 80 milionë euro, aq më tepër që lojtari është nën kontratë me italianët deri në vitin 2027.

Nga ana tjetër, City duhet të bindë edhe vetë Kvaratskhelian i cili luan vitin e parë me Napolin dhe gjithnjë është shprehur se kërkon ta shijojë gjatë aventurën në Itali duke vlerësuar shumë klubin që i besoi dhe këmbënguli për ta transferuar në stadiumin Maradona. Nga ana tjetër, gjeorgjiani ndjehet i lumtur edhe për faktin që në Napoli futbolli përjetohet shumë pasi atij i pëlqen një ndjesi e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *