Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, vazhdon të insiston në miratimin e projektligjit, i cili ua mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të parave të trustit.
Ai ka thënë se rritja e çmimeve e ka bërë të domosdoshëm miratimin e këtij projektligji.
Sipas tij, vota kundër kësaj kërkese të qytetarëve është votë ant-popullore.
“Është më se e domosdoshme që ky projekt ligj të kalojë për shkak krizës ekonomike, rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Numri i madh i qytetarëve janë që kanë hy në borxhe gjatë kësaj periudhe kohore. Është një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit t’i mundësojnë qytetarëve që të marrin disa nga kursimet e tyre. Vota kundër Trustit është votë kundër kërkesës së qytetarëve, është votë anti-popullore dhe i ftoj të gjithë deputetët që të jenë krahë kërkesës së qytetarëve”, ka thënë Haxhiu për “Ekonomia Online”.
Ai ka thënë se ndaj kësaj iniciative ligjore duhet të reflektojnë edhe deputete e VV-së.
“Po është pyetje për mua që nuk do të parashtrohet se normalisht që iniciatori do ta mbështes iniciativën e tyre, mirëpo çështja është që sot projektligji po rikthehet në kuvend për shkak me kërkesën e qytetarëve brenda 8 ditëve 21 mijë e 393 qytetarë kanë mbledh nënshkrimet dhe kanë rikthyer projektligjin për Trustin”, është shprehur Haxhiu.