I dërguari special i Bashkimit Europina për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pasur diskutime intenzive me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Davos, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kanë folur për rrugën përpara dhe për hapat e ardhshmë për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka njoftuar se do të ketë një vizitë në Kosovë dhe Serbi këtë të premte.
Këtu keni postimin e plotë:
“Patëm një diskutim intensiv me presidentin Vuciq. Ne folëm për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve përpara vizitës së përbashkët në Kosovë dhe Serbi këtë të premte”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.