Qeveria ndau rreth 58 mijë euro për organizimin e një minikonference të quajtur ‘Forumi i Investimeve’

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte miratuar një propozim vendim për ndarjen buxhetore prej mbi 58 mijë euro për mbajtjen e Forumit të Investimeve.

Kurti kishte thënë se qëllimi i ndarjes së këtyre mjeteve po bëhet për të mbajtur Forumin e Investimeve që do të shërbejë për promovimin e investimeve nga Zvicra.

“Me qëllim promovimin e vendit tonë, propozoj të ndahen mjete në shumë prej 58 mijë e 341 franga zvicerane për mbajtjen e Forumit të Investimeve që do të shërbejë për promovimin e investimeve nga Zvicra në Kosovë” – kishte deklaruar kryeministri Kurti.

Ndonëse për organizimin e këtij forumi është ndarë një shumë e madhe, në bazë të imazheve të siguruara nga mbajtja e këtij forumi, vërehet një organizim i tipit të një minikonference të shkurtër, shumë të thjeshtë e më shumë pak pjesëmarrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *