Jo vetëm ata që janë ndjekës të rregullt të “Big Brother”, por besojmë në këtë pikë shumica e shqiptarëve janë në dijeni të ndjenjave të Luiz Ejllit ndaj Kiara Titos, me këngëtarin që ka pranuar pëlqimin për moderatoren që prej ditëve të para të reality show-t.
Ndërkohë sot Ejlli jo vetëm që ja ka rrëfyer këto ndjenja Kiarës, por ka pranuar për të dhe për publikun që “e do shumë”. Sipas këngëtarit, nuk bëhet fjalë për një dashuri “siç mund ta mendojnë të tjerët” dhe nuk gjen dot fjalët për ta thënë si duhet atë çka ndjen, megjithatë përdori edhe fjalët “të ndjej shumë” dhe besojmë kaq mjafton.
Po reagimi moderatores? Asgjë, një mbyllje e syve dhe një betim që “ndihet në turp”.