Barca shikon mundësin e transferit të Gundogan

Barcelona është duke shikuar mundësi që ta transferojë Ilkay Gundoganin, gjatë afatit kalimtar të transferime në verë.

Gundoganit kontrata me Manchester Cityn, i përfundon në qershor dhe nuk ka në plan që të rinovojë atë, raporton Telegrahp, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka qenë ndër më të mirët në vitet e fundit me Cityn, duke arritur të fitojë edhe Premier Leaguen.

Për gjermanin nuk është duke u interesuar vetëm Barcelona, por edhe klube nga Italia dhe Gjermania.

Gundogani këtë sezon me Cityn, ka zhvilluar 31 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar dy të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *