Janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët shihen në një video teksa e rrahin një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në Klinë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se të dyshuarit pas intervistimit do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv
“Menjëherë pas publikimit të videos, prokurori ka urdhëruar policinë marrjen e menjëhershme të masave për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit. Policia në kohë reale ka kryer detyrat e saj dhe ka arrestuar të dyshuarit. Ata ndodhen në stacion të policisë duke u intervistuar dhe më pas prokurori do të nxjerr vendim për ndalimin e tyre fillimisht për 48 orë”, tha ai.
Ende nuk dihet koha kur ka ndodhur apo arsyeja se pse ka ndodhur rasti.
Videoja u bë virale në internet duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët e shumtë.