Ermal Mamaqi ka surprizuar sot ndjekësit e tij duke prezantuar projektin më të ri “Të munguarit”, një film dramatik italo-shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production.
Filmi nisi sot xhirimet dhe nga fotot e publikuara shihet se aktore do të jetë edhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, e cila ka eksperiencë në këtë fushë pasi ka marrë pjesë në disa projekte italiane.
Gjithashtu shihet edhe aktori Samuel Vargu, i cili ka luajtur në serialin “H.O.T”.
Ermali zbulon se filmi do të transmetohet në kinema në tetor të këtij viti, në të gjithë Europën.
“Miq ju prezantoj me projektin më të ri: “Të Munguarit” një Film Dramatik që nisi xhirimet sot për të ardhur në Kinema në të gjithë Europën në Tetor. Një produksion Italo-Shqiptar nga Mamaqi Production dhe Gagarin Production”, shkruan Ermali.