Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime ka lëshuar një reagim për media. Në postimin e tyre në faqen në Facebook, ata kanë reaguar për këngën “Hallelujah” në përvjetorin e masakrës së Reçakut, të cilën e ka thënë se është këngë korale kishtare.
Sipas BIK-ut në Shtime, një gjë e tillë është e papranueshme.
“E të tilla këng janë të pa pranueshme për ne si komunitet me shumicë myslimane, për familjarët e të masakruarve dhe mbi të gjitha për viktimat (martirët) e kësaj masakre.” – shkroi ndër të tjera BIK në Shtime.
“1. Sepse duhet t’ja rikujtojmë të gjithëve, se 45 civilët e vrarë në këtë masakër ishin mysliman, bile dita e ramjes së tyre ndodhi në muajin e bekuar të Ramazanit, ditë e xhuma dhe natë e madhe ( nata e Kadrit) dhe se shumica e tyre ishte me agjërim.
2. Poashtu u tubuan në xhami dhe më pas me nderimet më të larta nga të gjithë, u varrosën duke ua falur namazin e xhenezës e duke bërë lutje për ta.” – theksohet tutje.