Vrasja e 23-vjeçarit për hakmarrje: Aktakuzë kundër gjashtë anëtarëve të familjes Gashi

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave nën dyshimet për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje  “Vrasje e rëndë”, më 28 prill të vitit të kaluar, ku mbeti i vdekur Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës. Me qëllim hakmarrjen, ata po akuzohen se kanë privuar nga jeta të riun dhe kanë tentuar t’ia vrasin edhe vëllezërit e tij, raporton Gazeta Sinjali. 

Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi, bashkë me dy familjarë të tjerë po akuzohen për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri.

Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.

Po ashtu, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihet në barrë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *