Ngjarje e rëndë në Prizren: I riu vdes papritur në një lokal, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një i ri papritur ka humbur jetën dhe është rrëzuar në tavolinën ku po qëndronte bashkë me miqtë e tij. Ky rast ka tronditur shokët dhe  dëshmitarët përreth të cilët njoftuan Emergjencën dhe Policinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në lokalin M-Caffe në Prizren, pas orës 23:00 dhe menjëherë kanë internuar njësitë përkatëse, por fatkeqësisht i riu u dërgua pa shenja jete në spital, ndërkohë që hetimet për vdekjen e tij kanë nisur.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet të ketë pësuar atak kardiak, por akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *