Arta Nitaj është përfshirë në debatet rreth spektaklit të Big Brother VIP Albania.
Bukuroshja nga Peja, fillimisht tregoi mbështetjen për mikeshën e saj modelen Kejvina Kthella, por duket se ka ndryshuar mendjen.
Në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Arta ka treguar admirim për moderatoren, Kiara Tito.
“Kiara niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Nitaj në postim.
Arta padyshim është nxitur nga debati i fundit që Kejvina pati me Kiarën, ku kjo e fundit shpërtheu në lot.
Kiara u shpreh se nuk e përkrah dhunën dhe nuk dëshiron që të transmetoj mesazhe të gabuara në publik.
Debati mes dy vajzave erdhi pas atij që Kejvina kishte me Luiz Ejllin, të cilin e goditi me shuplakë gjatë transmetimit ‘live’, moment ky që u publikua sot (e martë).
Në video, Kejvina shihet duke e goditur dy herë këngëtarin, i cili qëndron ulur dhe i qetë duke mos bërë asnjë reagim.