Pas mbylljes së derbit të Londrës veriore mes Tottenham dhe Arsenal, të cilin “The Gunners” e fituan me rezultatin 0-2 ka ndodhur një episod aspak i këndshëm.
Skuadrat dhe stafet janë përfshirë në sherr që nisi nga Richarlison dhe Ramsdale, ndërsa nga pamjet duket se “protagonist” është edhe Granit Xhaka, për të cilin është dashur ndërhyrja e trajnerit Mikel Arteta, që të qetësohet.
Më pas Xhaka dhe pjesa tjetër e Arsenal kanë shkuar në drejtim të tifozerisë së tyre për të festuar.