Raportohet për disa dëme në Durrës dhe Bulqizë

Pas tërmetit i cili sonte në orët e mbrëmjes ka goditur Shqipërinë, mediat në Tiranë kanë raportuar edhe për disa dëme që ka shkaktuar kjo lëkundje.

Siç raporton Top Chanel, disa lagje në Durrës kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërsa dëme materiale raportohet se ka edhe në Bulqizë, ku banorët kanë dalë jashtë nga objektet e banimit

Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët, me shumë prej tyre që kanë dalë jashtë shtëpive si në rastin e Tiranës dhe të bashkisë Bulqizë.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të plotë shërbimet e emergjencës dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të sinjalizohet në numrin 112 ose zjarrfikësit në numrin 128.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *