Ndodhë në Prishtinë: Shoferi i autobusit nxjerr armën dhe i’a drejton qytetarit

Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr. 4 dyshohet se ka ndodhur një zënkë midis një shoferi të një veture dhe punonjësve të autobusit.

Siç raportojnë “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” e gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta.

Tutje, siç thuhet, në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba.

“Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtarëve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për ti gjuajtur në bërllog pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para kishe thirrur policinë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit, përkatesisht te xhambazt”.

Postimi i plotë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *