Dafina Zeqiri komenton citimin “llafe, llafe” të Vjosa Osmanit: E ka thënë sepse…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte cituar këngëtaren Dafina Zeqiri kur ishte kritikuar për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakën. ‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë llafe llafe, qysh thotë Dafina” – kishte thënë Osmani.

Lidhur me këtë citim ka folur këngëtarja Dafina Zeqiri në emisionin “Une dhe Ti” në CoolnFresh Magazine.

Sipas Dafinës arsyeja pse Osmani e ka përmendur “llafe, llafe” është sepse populli bën shumë llafe.

Ajo ka theksuar se është shumë e lumtur që e ka cituar Presidentja.

Për Vjosën e citojë pse e ka citu llafe, se arsyeja që ja kom lanë është se llafe është fjala që përdoret më shumë dhe bëjmë shumë llafe. E ka citu shkaku që e ka pas kuptimin tonë që nganjëherë nuk është e domosdoshme me iu dhënë shumë shpjegim. Është gëzim i madh me të citu Presidentja” – tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *