Drejtuesit e Chelseat kanë udhëtuar në Poloni për të tentuar nënshkrimin e yllit ukrainas, Mykhailo Mudryk, i cili është kërkesa kryesore e Arsenalit në këtë afat kalimtar dimëror.
Teksa topçinjtë janë lidhur shumë me anësorin e Shakhtar Donetskut gjatë gjithë dimrit, të kaltrit kanë mbetur gjithashtu në garë.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bordi i Chelseat ka udhëtuar në Poloni për të bërë një përpjekje për të arritur një marrëveshje verbale mbi një ofertë prej 100 milionë eurosh.
Arsenali tashmë ka dështuar me dy ofertat e para, por një përparim u kuptua se ishte bërë dje me topçinjtë që kishin dërguar ofertë të përmirësuar te gjiganti ukrainas. Kjo mund të ketë qenë ajo që i shtyu Chelsean të bënin një përpjekje të fundit për të mposhtur tentativat e Arsenalit.

Duket se Shakhtar do të pranojë çdo ofertë më të lartë nga të dy skuadrat. Sidoqoftë, nëse Mudryk dëshiron vërtet të luajë për Arsenalin, atëherë ai mund të jetë në gjendje të detyrojë skuadrën e tij aktuale se ku do të jetë e ardhmja e tij, pavarësisht nga ndonjë ofertë e momenteve të fundit nga të kaltrit.
Mudryk ka shënuar 10 gola dhe tetë asistime në 18 ndeshje për Shakhtarin deri më tani këtë sezon, pesë nga këto kontribute kanë ardhur në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.