U tha se janë ndarë pas 10 vitesh së bashku, Rozana flet “pa doreza” për partnerin: Fshin mesazhet para se të vijë në shtëpi

Prej më shumë se 10 vitesh Rozana Radi është e përmbushur shpirtërisht. Ajo është në një lidhje të konsoliduar me partnerin e saj Shpëtimin.

Mirëpo si gjithmonë në rrjet nuk mungojnë edhe lajmet e ndryshme për ndonjë krizë në çift, lajm i cili disa kohë më parë preku edhe Rozana Radin.

E ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora së fundmi, këngëtarja ka sqaruar njëherë e mirë këto zëra duke u shprehur se është shumë e lumtur me partnerin e saj Shpëtimin.

Gjatë bisedës ajo tregoi edhe një “ves” të vogël që ka, që i kontrollon telefonin partnerit. Epo kush nuk e ka këtë ves thuaj.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?

Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.

Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?

Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t’ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *