Napoli ‘traumatizon’ Juventusin, shënon Rrahmani

Napoli ka shënuar fitore të thellë ndaj Juventusit, me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Serinë e golave e nisi Victor Osimhen, në minutën e 14’, teksa golin e dytë për napolitanët e realizoi Khvicha Kvaratskhelia, në minutën e 39’.

Tre minuta para se të përfundonte pjesa e parë, Angel Di Maria e ngushtoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e trefishoi epërsinë e vendasve.

10 minuta më vonë, Osimhen shënoi golin e katërt dhe të dytin personal në ndeshje. Goli i Eljif Elmas në minutën e 72’, ishte i fundit në ndeshje për rezultatin përfundimtar 5-1.

Napoli pas fitores mbetet në vendin e parë me 47 pikë, pas 18 ndeshjeve, teksa Juventusi në pozitën e tretë me 37 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *