Zbulohet se në cilën qendër të paraburgimit është transferuar “Kobra”

Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është zhvendosur dje nga burgu i Sigurisë së Lartë në qendrën e paraburgimit në Gjilan, zbulon Gazeta Insajderi nga burimet.

Lajmi se “Kobra” është dërguar në këtë qendër nuk është konfirmuar nga SHKK, përpos që është thënë se vendimi për transferimin e tij nga burgu i Sigurisë së Lartë “është marrë për arsye operacionale, pa dhënë më shumë detaje”.

Ndryshe, “Kobra” dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kuksi, akt ky që ndodhi menjëherë pas festës së Vitit të Ri.

Hoxhaj tash e një javë ndodhet në paraburgim bashkë me pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *