Rama flet me Zelensky-n, diskutohet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev

Shqipëria dhe Ukraina kanë shënuar sot 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky që ka njoftuar për një bisedë të realizuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Zelensky ka thënë se ndër të tjera, në këtë 30 vjetor, ai me Ramën kanë diskutuar edhe për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev.

“Pata një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Duke uruar për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam për situatën në frontin e luftës, nevojën e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të Paqes,”- ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ndërkohë, biseda është konfirmuar edhe nga zyra e komunikimit të kryeministrit Edi Rama, ku treguan se përveç çështjes së hapjes së ambasadës atje, është folur edhe për vendimin e Shqipërisë për t’i dërguar ndihma Kievit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *