Walker viziton PSD-në: Figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë

Ambasadori William Walker, i cili njihet si njeriu që i dëshmoi botës për masakrat që po ndodhnin në Koosvë, e që cilësohet si njeri ndër kontribuesit më të mëdhenj për të vërtetën e Kosovës, në planin ndërkombëtar, sot ka vizituar Partinë Socialdemokrate.

Në faqën zyrtare të Facebookut, nga kjo parti janë shprehur të nderuar me viziten e tij, duke shtuar se vizioni të cilin e përfaqësonte atëherë Walker, është shumë i nevojshëm edhe sot, në rrethanat politike në të cilat ndodhemi.

Postimi i PSD-së

“Përkundër luftës, paqja, përkundër tmerrit, perspektiva. Ky ishte vizioni që përfaqësonte Ambasadori Ëilliam Ëalker. Këtë nevojë kemi edhe sot, në rrethanën politike qe ndodhemi.

Ambasadori Ëalker mbetet figurë e rëndësishme për të vërtetën e luftës në Kosovë. Ai ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, por edhe zëri që depërtoi përtej kufirit Ballkanik dhe iu dha zë viktimave që nuk ishin më.

Të nderuar me vizitën e tij në Partinë Socialdemokrate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *