Një botim skandaloz ka ngjarë në ndërmarjren hidroekonomike “Iber-Lepenci”. Ndonëse e krijuar nga Republika e Kosovës, ajo duket të mos e njeh Republikën e Kosovës. Së paku, bazuar në një botim të këtij institucioni.
Në fletoren e botuar nga ujësjellësi “Ibër-Lepenci”, ku Faruk Mujkën i VV-së muajin e kaluar u bë kryeshef, Kosova nuk ekziston fare. Përkundër që është entitet i pavarur me subjektivitet ndërkombëtar, në fletorën e vitit 2023, Kosova është hequr tërësisht nga harta.
Siç shihet në fotografitë dhe videon e siguruar nga Nacionale, Kosova nuk ka as kufinjë administrativë. Kosova aty shihet se është në kuadër të Serbisë, pikërisht ashtu siç propagandon Serbia.
Kujtojmë që javë më parë Mujka ishte emëruar nga ana e Qeverisë Kurti në këtë ndërmarrje publike.
“Tani, koha për udhëtim të ri. Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve.” – kishte shkruar vitin e kaluar Mujka./Nacionale