Kurti arrin në Austri, nis takimi me kancelarin e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga Kancelari Federal austriak, Karl Nehammer.

Pas takimit, i pari i Qeverisë së Kosovës dhe kancelari austriak do të mbajnë një konferencë për media nga ora 13:30.

Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *