Daçiq: S’e njohim Kosovën, nuk duam ta rinegociojmë Asociacionin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të mërkurën se lidershipi serb nuk do të ndryshojë qëndrim për njohjen e Kosovës dhe nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, duke shtuar se Serbia nuk dëshiron ta rinegociojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim as sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, shkruajnë mediat serbe. Ai tha se nuk presin që ndërkombëtarët të ndryshojnë qëndrim për pavarësinë e Kosovës, por tha se “Serbia i ka vijat e saj të kuqe”.

“Ne nuk duam ta rinegociojmë Asociacionin”, tha Daçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *